Biokimike

Ekzaminime Biokimike

Ekzaminimet biokimike te gjakut, lengjeve biologjike si lengu cerebrospinal, lengu synovial, lengu pleural etj dhe urines ndihmojne ne diagnozen e shpejte te semundjeve te zemres, te melcise, veshkave, mushkerive , sistemit nervor etj.

Disa nga ekzaminimet biokimike

  • Glicemia dhe Hemoglobina e Glukozuar
  • Provat renale (azotemia , kreatinemia)
  • Prova hepatike (AST,ALT, Bilirubine)
  • Lipidograme
  • Aciti urik
  • Proteina totale
  • CK
  • Troponine
  • Elektrolite (Na, K, Cl)
  • LDH
  • Mg
  • Fosfor
  • FA
  • GGT
  • Ca etj

Respons R 910 -DiaSys

Respons R 910 -DiaSys Diagnostic Systems GmbH është një autoanalizator që ofron saktësi dhe shpejtësi për një spektër të gjerë të testeve të kimisë klinike.
Ky aparat me një kapacitet prej 30 lloje reagentësh, dhe 30 pozicione mostrash on board ofron fleksibilitetin e nevojshëm për përdorimin e përditshëm.
Ky aparat përdoret për matjen e glycemisë, azotemisë, kreatinemisë, yndyrnave,proteinës C reactive, titrit të antistreptolizinave ASO, enzimave hepatike AST, ALT,GGT, bilirubinës, acidit urik etj duke përdorur sasi të vogla të mostrës.

SIEMENS DCA Vantage

SIEMENS DCA Vantage Analyser është një apparat që përdoret për matjen e:

  1. Hemoglobinës së glukozuar HbA1c
  2. Mikroalbuminë/Creatininë në urinë

Matja e HbA1c me DCA Vantage për kontrollin e glicemisë në pacientët diabetikë ofron rezultate shumë të sakta laboratorike në vetëm 6 minuta. Është shumë I përshtatshëm për pacientët sepse kërkon sasi të vogla gjaku (1mikrolitër) që mund të merret edhe në gisht.Nuk kërkon përgatitje paraprake të reagentëve dhe të mostrës së gjakut.

Matja e Mikroalbuminë/Kreatininë në urinë me DCA Vantage rekomandohet për zbulimin e hershëm të sëmundjeve të veshkave.

Ekzaminime të tjera

Ne operojmë me fjalën e fundit të teknologjisë, me aparatura dhe reagentë SIEMENS me system automatic.